Zv/ Ministri i Mbrotjes, Dritan Hila u jep mend të rinjve francez se si duhet ta parandalonin masakrën ku humbën jetën 84 viktima. Ja çfarë shkruan Hila në një status në Facebook:
“Shikoj që mes viktimave dhe të plagosurve ka pasur edhe të rinj. Një gjë s’kuptoj! Po këta kanë ndenjur si lepuri kur i drejton prozhektorin kur kanë parë kamionin t’iu vinte? Se hajde dy-tre të parët. Hajde po të ishte bombë. Po një kamion ka qenë që mezi ecte. Po minimalisht, këmbët e lehta, faqja e bardhë”, shkruan Dritan Hila.