Zëvendësministri i Jashtëm Selim Belortaja e cilëson farsë dhe spektakël hipokrit punën e Kryebashkiakut Erion Veliaj dhe për këtë niset nga një denoncim konkret.
Ai ka publikuar në facebook foton e një ndërtimi që ka nisur te Rruga e Elbasanit, përballë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.
Belortaja ironizon edhe deklaratat e Veliajt për “ti kthyer hapësirat qytetarëve” duke e quajtur Kryebashkiakun hipokrit.
“Sloganit (gjithaq hipokrit) “t’i kthejmë hapësirat qytetarëve” aty… i bie maska thuajse përditë. Mjafton që dikush t’i vijë rrotull vijës kufitare të Parkut”, shkruan Belortaja.
“Ja, ky gërmimi këtu po gëlltit sot një ish-sipërfaqe të Parkut.Mu përballë filologjikut. 2 vjet para aty ishin pemët/ Pemët i thau……”, denoncon më tej Zv.Ministri.