Ngjarje e pazakontë në Kroaci. Një çift zviceran pasi kanë grabitur një argjendari në pronësi të një shqiptari nga Kosova por me banim në Kroaci, në përleshje e sipër i kanë kafshuar gishtin, duke i këputur një pjesë të tij. Policia ka bërë të mundur arrestimin e dy grabitësve. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:00 të së martës së 22 dhjetorit, ku Cederic M., 22 vjeç, dhe Nadja B., 45 vjeçe, të dy shtetas zviceranë, kanë grabitur argjendarinë e Anton Laçit, 61 vjeç, shqiptar nga Prizreni, i cili jeton prej vitesh në Kroaci. Çifti është futur në argjendari ku gjendej vetëm 61vjeçari.