Zvicra po udhëheq 1-0 ndaj Italisë, në ndeshjen e vlefshme për Europianin.
Ekipi i Murat Yakin shtoi ndjeshëm presionin me kalimin e minutave, duke zhvendosur totalisht axurrët në gjysmëfushën e vet.
Italia nuk shfrytëzoi si duhet një goditje dënimi në afërsi të zonës në të 19-tën, duke shpërdoruar kështu një mundësi të mirë. Në të 24-tën, Embolo gaboi i vetëm para portierit Donarumma.
Zvicra kaloi në avantazh me golin e Freuler në të 37-tën.