Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zvicra synon shitjen e kokainës për përdorim rekreativ

2023/12/24 at 11:23 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zvicra synon shitjen e kokainës për përdorim rekreativ

Kryeqyteti i Zvicrës po shqyrton një “skemë pilot” për të lejuar shitjen e kokainës për përdorim rekreativ,  një qasje radikale ndaj luftës kundër drogës që nuk mendohet të jetë provuar diku tjetër.


Parlamenti në Bernë e ka mbështetur idenë, e cila ende duhet të kapërcejë kundërshtimin nga qeveria e qytetit dhe do të kërkojë gjithashtu një ndryshim në ligjin kombëtar.

Politika e drogës në të gjithë botën po evoluon, me shtetin amerikan të Oregonit, për shembull, duke dekriminalizuar posedimin e sasive të vogla të kokainës. Shumë vende evropiane, duke përfshirë Spanjën, Italinë dhe Portugalinë, nuk kanë më dënime me burg për posedim droge, përfshirë kokainën, edhe pse askund nuk ka shkuar aq larg sa propozimi në Bernë.

Thilo Beck, nga Arud Zentrum, qendra më e madhe për mjekësinë e varësisë në Zvicër, shprehet se është koha për një politikë rreth kokainës, e cila mund të zgjidhte shumë çështje.

“Unë mendoj se përdoruesit do të dinin se çfarë blejnë, cilësia do të kontrollohej dhe ne do të kishim mundësinë t’i edukonim ata për përdorim më të sigurt. Mendoj se të gjithë së bashku, përdorimi, siç thashë do të ishte shumë më i sigurt se më parë. Nëse shikoni situatën tani, gjysma e Amerikës së Jugut është e terrorizuar nga kartelet dhe e kontrolluar nga kartelet, dhe kjo do të përfundonte menjëherë. Nëse kartelet kanë qarkullim të krahasueshëm me industrinë e naftës kjo do të legalizohej e gjitha.”

Nga ana tjetër, Boris Quednow, udhëheqës i grupit të Qendrës për Kërkime Psikiatrike të Universitetit të Cyrihut, mbetet i shqetësuar për rreziqet e mundshme pasi kokaina është një nga drogat pas së cilës njerëzit janë më të varur.

“Mendoj se kjo është një ide e keqe për disa arsye. Arsyeja e parë është se kokaina është një drogë prej së cilës njerzit janë shumë të varur, dhe në fakt, kokaina gjithashtu ka shumë efekte anësore. Është mjaft e rëndë për sistemin kardiovaskular dhe ata që e konsumojnë kanë një rrezik të lartë për të atak në zemër pas përdorimit.”

Zvicra e pasur ka një nga nivelet më të larta të përdorimit të kokainës në Evropë, sipas niveleve të drogave të paligjshme, me Zyrihun, Bazelin dhe Gjenevën në krye.

Qytetet zvicerane, përfshirë Bernën, po tregojnë gjithashtu përdorim në rritje, ndërsa çmimet e kokainës janë përgjysmuar në 5 vitet e fundit, sipas Addiction Switzerland, një organizatë joqeveritare.

Një përdorues kokaine nga Gjeneva, i cili u identifikua si Leo për të ruajtur anonimitetin e tij, tha se ai mendon se legalizimi i drogës do ta lehtësonte trajtimin dhe do të reduktonte krimin e lidhur me furnizimin. Ai gjithashtu do të përmirësojë cilësinë e drograve në shitje dhe do t’i bëjë ato më të sigurta për t’u përdorur.

“Unë mendoj se nëse kokaina është një drogë e pistë, kjo është kryesisht sepse është e paligjshme. Dhe mendoj se nëse legalizohet, kjo çështje mund të trajtohet. Mendoj se ndalimi i barnave nuk çon në rezultate të mira në aspektin e politikave shëndetësore dhe parandalimit.’

Leo shprehet se si ishte jeta për të kur nisi kokainën.

“Kam përdorur kokainë. Kjo marrëdhënie përfundoi dhe unë fillova ta përdor këtë produkt gjithnjë e më pak. Mbaj mend që po vizitoja një terapist dhe mbaj mend se ishte e vështirë të flisja me të në fillim. Mendoj se nëse kjo lloj droge po të ishte e ligjshme do të kishte qenë më pak e vështirë për mua. Mendoj se imazhi se është i paligjshëm, nuk ndihmon të flasësh lirshëm për të edhe me një terapist ku dikush ka konfidencialitet mjek-pacient. Nuk ishte e lehtë të flisje për të. Mendoj se do të ishte më mirë nëse qeveria ta trajtojë ose ta rregullojë të paktën, sepse ka rregullore për cilësinë dhe rregullore në shitje, sepse sot, çdokush mund ta marrë atë në një cep rruge dhe mendoj se mund të jetë mirë që disa janë vendosur rregulla.”

Drejtoria e Arsimit, Çështjeve Sociale dhe Sportit të Bernës po përgatit një raport mbi zhvillimin e një gjyqi  për përdorimin e kokainës, por kjo nuk do të thotë se do të ndodhë patjetër. Që të zhvillohet një gjyq, parlamenti duhet të ndryshojë ligjin që ndalon përdorimin rekreativ të drogës. Vendimi mund të vijë brenda disa vitesh, ose më herët nëse skemat aktuale të kanabisit – ku droga është në shitje në farmaci. Çdo legalizim do të shoqërohet me kontrolle të cilësisë dhe fushata informacioni.

“Unë mendoj se ajo që na duhet është dekriminalizimi i përdorimit të kokainës, madje edhe dekriminalizimi i çdo përdorimi të drogërave. Por mendoj se legalizimi i përdorimit rekreativ dhe i shitjes së drogës, ku rreziqet i tejkalojnë përfitimet mendoj vërtet se nuk është një ide e mirë. Nuk ka asnjë arsye të mirë për ta bërë këtë. Ne e dimë këtë ekuilibër midis disponueshmërisë dhe përdorimit të drogës. Kokaina është një nga drogat që çon në varësi shumë shpejt  kështu që ne e dimë se 5 deri në 6% e përdoruesve për herë të parë varen vitin e parë. Kjo është më e shpejtë se alkooli, kanabisi apo droga të tjera.”

“Kokaina mund të jetë kërcënuese për jetën si për përdoruesit e parë ashtu edhe për ata afatgjatë. Pasojat e një mbidoze, por edhe intoleranca edhe në sasitë më të vogla, mund të çojnë në vdekje“, bën të ditur qeveria e Bernës./Klan News



Ju sugjerojmë

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët
Aktualitet

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët

27 Maj, 2025 8:50 pm
Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit
Sport

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit

27 Maj, 2025 8:28 pm
Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
Aktualitet

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

27 Maj, 2025 8:05 pm
SHBA pezullon intervistat për viza studentore
Bota

SHBA pezullon intervistat për viza studentore

27 Maj, 2025 7:45 pm
Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje
Politikë

Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje

27 Maj, 2025 7:23 pm
“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit
Bota

“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit

27 Maj, 2025 7:18 pm
Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Kuko jep dorëheqje nga posti i zv.ministres së Brendshme
Politikë

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Kuko jep dorëheqje nga posti i zv.ministres së Brendshme

27 Maj, 2025 6:47 pm
Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80% të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë
Bota

Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80% të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë

27 Maj, 2025 6:26 pm
“Kemi marrë kushtet e Ukrainës”, i dërguari i SHBA: Presim të njëjtën gjë nga Rusia
Bota

“Kemi marrë kushtet e Ukrainës”, i dërguari i SHBA: Presim të njëjtën gjë nga Rusia

27 Maj, 2025 6:19 pm
Broja rikthehet te Chelsea
Sport

Broja rikthehet te Chelsea

27 Maj, 2025 6:06 pm
Para
Dhunohen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë, autori në kërkim

Akuzohet për ngacmim seksual/ Arrestohet 51-vjeçari në Tiranë, në pranga dhe një tjetër

Festat e fundvitit/ Fluks udhëtarësh në pikat doganore dhe portin e Durrësit

Festat e fundvitit/ Fluks udhëtarësh në pikat doganore dhe portin e Durrësit

Ish-shefi i policisë së Kurbinit rekurs në Gjykatën e Lartë për zbutjen e masës së sigurisë

Ish-shefi i policisë së Kurbinit rekurs në Gjykatën e Lartë për zbutjen e masës së sigurisë
















TE FUNDIT

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët
27 Maj, 2025

Një atraksion i ri turistik hapet në zemër të Durrësit. Hamami i periudhës Osmane, monument kulture i kategorisë së parë,...

Lexo më shumë

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit
27 Maj, 2025

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për...

Lexo më shumë

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
27 Maj, 2025

Një tjetër grup prej 50 emigrantësh është nisur nga Italia drejt Shqipërisë mëngjesin e kësaj të marte. Emigrantët, të cilën...

Lexo më shumë

SHBA pezullon intervistat për viza studentore

SHBA pezullon intervistat për viza studentore
27 Maj, 2025

Administrata Trump po shqyrton mundësinë që t’u kërkojë të gjithë të huajve që aplikojnë për të studiuar në Shtetet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com