Zvicra ka fituar edicionin e 68-të të Eurovision me këngën “The Code” të realizuar nga Nemo.
Zvicra u votua me 365 pikë nga votat e jurisë, ndërkohë iu shtuan 200 pikë nga votat e publikut.
Në total këngëtarit Nemo iu bënë 565 pikë.
Vendin e dytë të “Eurovision 2024” e dytë e zuri Kroacia dhe të tretën Franca.
Me një mesazh paqeje, artisti zviceran, i përlotur nga fitorja, foli për atë që do të dëshironte të ishte vijimësia e festivalit më të madh kontinental muzikor.
“Jam shumë i emocionuar, nuk kam fjalë, dua të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët, shpresoj që ky konkurs të vazhdojë të qëndrojë për paqen”, tha këngëtari.
Shqipëria mori pjesë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizionit me Besa Kokëdhimën dhe këngën e saj “Titan” por nuk arriti të shkonte në finale aty ku Zvicra arriti të rrëmbejë çmimin e madh të këtij edicioni.