Autoritetet e Kantonit Obwalden e kanë anuluar lejen e tij të qëndrimit, ndërsa një ankesë pranë Gjykatës federale zvicerane ka mbetur pa sukses.
I njohur me nofkën “Güggeli-Toni”, Jeton Dermaku tha për albinfo.ch se po vazhdon betejën ligjore për të kundërshtuar dëbimin e tij nga Zvicra.
“Një avokate e imja ka bërë ankesë dhe rasti im është në shqyrtim e sipër në kuadër të rasteve të rënda.“, tha Dermaku për albinfo.ch, duke treguar për rastet e ngjashme që janë pranuar në kantonet tjera zvicerane.
Rasti i pulë-pjekësit shqiptar është paraqitur në raste të rënda dhe ka fituar shumë përkrahje në kantonin Obwalden .
Madje nesër është paralajmëruar edhe një protestë kundër dëbimit nga Zvicra.
Protesta do të mbahet nga ora 13, në rrugën St.Antoniststr.4, 6061 Sarnen.