Nxënësit myslimanë në Zvicër janë të detyruar t’u zgjasin dorën mësueseve të tyre në fillim dhe në fund të orëve, ka vendosur një një autoritet rajonal.
Përjashtim nga tradita ishte bërë javë më parë për dy vëllezër adoleshentë, të cilët, sipas interpretimit të tyre të Kuranit, nuk lejoheshin të preknin një person të gjinisë së kundërt, raporton BBC.
Nëse ata vazhdojnë të refuzojnë, prindërit e tyre mund të gjobiten, transmeton Gazeta Express.
Autoriteti rajonal ka thënë se mësuesit e mësueset “kanë të drejtë” të kërkojnë që nxënësit t’ua zgjasin dorën.
Zgjatja e dorës mësuesve e mësueseve si shenjë respekti është traditë e moçme në Zvicër. /Express