Shtyhet seanca gjyqësore ndaj deputetit Tom Doshi në Gjykatën e Lartë. Shkak ëhstë bërë mungesa e e dy anëtareve të Kolegjit të cilët kanë dhënë dorëheqjen, përkatësisht Arjana Fullani dhe Evelina Qirjako.
Në seancën e sotme ishte parashikuar përballja e Doshit me videopërgjimin mes tij e Durim Bamit. Kjo video u kërkua nga Prokuroria në procesin ku Tom Doshi, Mark Frroku e Durim Bami janë të pandehur për kallëzim të rremë në lidhje me atentatin e sajuar nga Doshi e Bami më shumë se dy vite më parë.