Zëvendës-presidenti i grupit të Partive Popullore Europiane Andrey Kovaçev ka deklaruar se negociatat me Shqipërinë duhen çelur.
Ai foli sot nga Pusteci ku tha se Shqipëria duhet të përmbushë kushtet e vëna nga Komisioni i Venecias dhe BE-ja për lirinë e medias dhe pikat e tjera. Sa i përket deklaratave të presidentit Meta, Kovacec tha se nuk mund të komentojë diskutimet e politikës së brendshme.
“Pozicioni ynë është mbështetës dhe ne mendojmë se hapja e negociatave duhet të nisin dhe ndërkohë duhet të adresohen problemet. Ne e mbështesim dhe jemi pro. Ne nuk do të interpretojmë situatën politike por presim që negociatat të hapen. Unë nuk mund të komentoj diskutimet e politikës së brendshme dhe mendoj se kjo nuk është puna ime. Interesi i qytetarëve të Shqipërisë që partitë politike të bëjnë kompromise të brendshme dhe kjo është interesi i Shqipërisë që të hapen negociatat. Rëndësi ka që Shqipëria të përmbushë kushtet e vëna nga komisioni i Venecias dhe BE për lirinë e medias dhe gjithë pikat e tjera”, deklaroi zëvendës presidenti i grupit të PPE. /Opinion.al