Armando Sadiku është gjithnjë i bllokuar në Zyrih dhe nesër do të zbresë në fushë për ndeshjen hapëse të kampionatit, kundër Vinterturit. Trajneri Uli Forte sqaron: “Për mua Sadiku luan, është pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe do të jetë titullar. “Për momentin nuk kemi oferta zyrtare për të. Nëse vjen një ofertë që kënaq të gjithë, nuk do të bëhemi pengesë për të”.