Hermes Nikaj, ose siç e njohin të gjithë tashmë me pseudonimin “Zogu i Tiranës”, duket se ka nisur një histori të re dashurie, me një vajzë bionde. Prej kohësh Hermes nuk kishte postuar më foto me Anxhelën, por të fundit që ka postuar në rrjetet sociale ishte me dixhiturën “new love”. Hermesi tha për gazetën “Panorama” se e nis këtë lidhje pasi i ka dhënë fund historisë me ish-të dashurën, Anxhelën, vajzën me të cilin bëri një fejesë live në televizion. Pyetjes se cila ishte arsyeja e ndarjes nga Anxhela, ai i përgjigjet: “Sepse asgjë nuk zgjat përgjithmonë, megjithatë ne vazhdojmë të jemi miq të mirë”. Ndërsa rreth kureshtjes për vajzën simpatike që ka pranë, ai thotë: “Unë nuk dua të flas më për jetën time private si më parë, por tashmë jam i lumtur. Di të them se jam i fiksuar pas biondeve”. Aktualisht ai po merret me qendrën estetike, ndërkohë që pritet të rikthehet në ekran në sezonin e ri televiziv.