Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zogaj: Pse Prokuroria nuk duhet të terhiqet nga hetimi për Tahirin

2017/10/26 at 1:30 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
E Plotë/ Dje në Opinion, fshehja e Klement Balilit dhe politika

Preç Zogaj


Për shumicën e njerëzve duket e vështirë të shmangin një qasje prokurorësh apo gjyqtarësh ndaj një skandali tepër të rëndë si ky që ka tronditur jetën politike-institucionale të vendit tonë këto ditë. Megjithëse një qasje e tillë nuk hijeshon askënd që nuk është i këtij zanati. Por është natyra e skandalit që përligj deri diku këtë interferim në sinorët e drejtësisë. Droga dhe politika u bënë një binom gjatë qeverisjes Rama-Tahiri. U bënë dy anë të së njëjtës medalje.

Me drogë është bërë politikë. Me politikë është bërë drogë. Kjo simbiozë njohu një moment kulmor në zgjedhjet e 25 qershorit të këtij viti. E gjithë bota e narkotrafikut dhe krimit në tërësi u rreshtua si një forcë elektorale komplementare apo e integruar brenda strukturës elektorale të Ramës.

Duke blerë vota dhe duke kërcënuar zgjedhësit e partive të tjera. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë njerëzit e botës së krimit, të dënuar apo të dëbuar nga vendet e BE-së mjaft prej tyre, por edhe shumë të tjerë që kanë shirë e shijnë siç u ka qejfi në atdhe, vepruan si forcë elektorale e mirëfilltë, duke marrë në patronazh zona të caktuara si përfaqësues të Partisë Socialiste. Përgjimet dhe arrestimet nga Prokuroria italiane të bandës së Habilajve të Vlorës janë një provë dhe një ilustrim ‘par excellence’ i kësaj që nënvizuam më lart.

Por janë vetëm një pjesëz e panoramës së zezë të ortakërisë, si në një shoqëri aksionere, të krimit dhe politikës. Tonelatat e drogës dhe milionat e hedhura për blerjen e votave-fakte të matshme me shifra thuajse të sakta- tregojnë qartë se bandat dhe kumbarot e tyre në Qeveri, në Parlament, në Polici dhe institucione të tjera të rëndësishme janë shumë, shumë. Ajo që thotë njëri prej narkotrafikantëve të përgjuar “mos ka mbetur në radhët e policisë ndonjë bastard që zbaton ligjin e shtetit e nuk e dimë ne”, është simbolika tronditëse e zbatimit të ligjit si përjashtim dhe jo si rregull nga shërbëtorët dhe funksionarët e shtetit.

Nakotrafikantët e bandës së Habilajve kanë përmendur disa herë në bisedat e tyre të përgjuara emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Nga teksti dhe konteksti i bisedave të bëra publike mund të dyshosh në vërtetësinë e ndonjë shifre të ekzagjeruar, por përjashtohet përmendja prej tyre e emrit të ministrit për t’iu mburrur njëri-tjetrit. Në të kundërtën, me sa kemi lexuar, narkotrafikantët duken diskretë kur bie fjala për ministrin. Hetimet e thelluara në Itali dhe në Shqipëri do të sjellin qartësi të plotë për këtë çështje kyçe.

Debati i ditëve të fundit, që kulmoi dje në Kuvend, u fokusua në pikën si të hetohej deputeti Tahiri: në gjendje arresti apo në gjendje të lirë. Socialistët votuan kundër dhënies së autorizimit për arrestimin e tij. Nga një pikëpamje, për shkak të interesit politik që ngërthen pashmangshëm kjo çështje, vendimi i shumicës socialiste duket se mund ta frenojë apo dekurajojë Prokurorinë. Kjo nuk duhet të ndodhë. Prokuroria e ka për detyrë ta çojë deri në fund zbardhjen e kësaj afere pa precedentë. Vendimi i Grupit socialist e vështirëson në rastin më të mirë, por nuk e pengon hetimin.

Zbardhja e plotë e së vërtetës është në interes edhe të zotit Tahiri, nëse ai beson realisht në pafajësinë e tij penale. Ai ka thënë një gjë të rëndësishme kur deklaroi se nuk kërkon mbështetje të tipit ta falim edhe kësaj radhe. Parlamenti ka tagrin të heqë me ligj çdo formë të imunitetit parlamentar- gjë që nuk duhet bërë me frymëzimin e një ngjarjeje korente. Parlamenti ka gjithashtu tagrin të falë. Tagrin për të provuar e dënuar veprimet kriminale të zyrtarëve të lartë e kanë Prokuroria dhe gjykatat.

Këto veprime as zbulohen, as provohen lehtë. Rrallë ndodh që politikanët e nivelit të lartë të kapen me presh në duar, siç thotë popullit. Jurisprudenca ka krijuar ndërkaq (jo vetëm për politikanët sigurisht) deliktin e mosveprimit që lejon, mundëson, nxit dhe ndihmon kryerjen e krimit. Mosveprimi nuk është kurdoherë dhe automatikisht vepër penale. (Akuza duhet të provojë ligjërisht lidhjen midis subjektit që ka pasur detyrë të veprojë dhe krimit të kryer).

Por mosveprimi me pasoja në rendin publik, në stabilitetin politik, në ekonomi e të tjera i zyrtarëve të lartë është kurdoherë i dënueshëm politikisht dhe moralisht, deri në humbje të së drejtës për të qëndruar në karrigen ku janë ulur. Unë nuk mund të them a janë apo nuk janë për burg Kryeministri, ish-ministri i Brendshëm dhe sa e sa oficerë e zyrtarë të lartë, që me veprimet dhe mosveprimet e tyre e shndërruan Shqipërinë në një kartel droge me impakt elektoral në zgjedhjen e deputetëve dhe qeverisë.

Por që pikërisht për veprimet dhe mosveprimet e tyre nuk janë për karriget që mbajnë, këtë mund ta themi me plot gojën. Sa herë është denoncuar në Kuvend, në media dhe në tribuna publike nga opozita dhe shefi i saj Lulzim Basha banda e Habilajve dhe lidhja e tyre me ish-ministrin e Brendshëm?

Sa herë është denoncuar me emra, me zona dhe me shifra konkrete kanabizimi i vendit, promovimi i narkotrafikantëve në politikë, emërimi i tyre në poste me rëndësi, mbështetja e tyre deri me logjistikë policore për të kultivuar e trafikuar drogë? Qindra herë. Zyrtarët e PD-së kanë shkuar vetë në parcelat e drogës dhe kanë denoncuar prej atje fenomenin, siç ka bërë, për shembull, deputeti Ervin Salianji.

Si nuk mendoi një sekondë, si nuk u ndal një sekondë zoti Rama te këto denoncime, por një e dy “po hedhim baltë mbi arritjet tona”, një e dy “harruan Lazaratin e tyre, harruan Gërdecin e tyre, harruan 21 janarin e tyre”, duke u dhënë në këtë mënyrë një mbështetje të jashtëzakonshme narkotrafikantëve dhe krimit në përgjithësi. Çfarë ka menduar Rama? Që nuk do të kapeshin? Që mund ta fuste minaren në thes?

Që mund të licencojë krime duke evokuar krime për të cilat gjykatat janë shprehur dhe mund të shprehen përsëri sa herë të ketë fakte dhe padi të reja, të cilat qeveria e tij ka pasur e ka kohë t’i depozitojë në organin e akuzës, por nuk e ka bërë ose sepse nuk ka fakte të reja, ose sepse gjithë çfarë i intereson këtu është të zhurmojë krimet e veta. Qëndrimi herë shpërfillës dhe më shpesh i egër i Ramës ndaj denoncimeve të opozitës është shprehje jo thjesht e mosveprimit, por edhe veprimit të tij për të mbytur çdo zë kundër kanabizimit masiv dhe lidhjeve të trafikantëve me pushtetin e tij. E njëjta gjë me ata pak oficerë që kanë guxuar të flasin.

Rasti i oficerit Dritan Zagani e shpjegon me mënyrë emblematike pozitën e Ramës me kompani ndaj krimit me lidhje qeveritare. Në vend që të merren me denoncimin dhe të denoncuarit, duke bërë sigurisht verifikimet përkatëse, këta merren dhe hakmerren me denoncuesit, u vënë bishta denoncuesve, qëmtojnë në jetën e tyre, me farën e vogël të ndonjë të vërtete rrisin pemën e madhe të gënjeshtrës, si e si që t’u mbyllin gojën, a thua se e keqja luftohet me engjëj, duke harruar se Perëndimi, antimafia, ka institucionalizuar deri edhe pendimin e mafiozëve për të luftuar mafien. Demonizimi i denoncimit është një akti tipik i arsenalit të mafies…

Kjo histori ka ndodhur në Shqipërinë e viteve 2015-2017. Organet e drejtësisë caktojnë përgjegjësi penale. Unë nuk mund të flas për këtë lloj përgjegjësie. Por përgjegjësia politike e Ramës dhe qeverisë së tij në gjithë këtë histori të shëmtuar rezulton e përmbushur deri ku nuk mban më.

Kjo është një përgjegjësi që ka dhënë efekte në kompozimin e Kuvendit të Shqipërisë, në krijimin e një shumice fiktive me mandate të blera e të ndotura nga bota e krimit. Pra nuk mund të kalohet me një falje të thjeshtë. Duhet kthimi i mallit të vjedhur, siç thuhet në gjuhën e popullit. Lëshimi i karrigeve është hapi i parë. Shpërbërja e gënjeshtrës ku ka jetuar vendi prej kaq kohësh sapo ka nisur.



Ju sugjerojmë

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Bota

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

2 Shtator, 2025 9:16 pm
Rama në Fier: Pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Atyre që shqetësohen për karriget u them…

2 Shtator, 2025 8:12 pm
“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë
Bota

“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë

2 Shtator, 2025 7:31 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, qeveria shpërblen policët, zjarrfikësit dhe efektivët e FA

2 Shtator, 2025 6:51 pm
Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën
Bota

Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën

2 Shtator, 2025 6:46 pm
Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë
Bota

Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë

2 Shtator, 2025 6:16 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
Bota

Pushtimi i Gazës nga Izraeli, paralajmëron Katari: Do të kushtojë qindra jetë

2 Shtator, 2025 5:39 pm
Trashëgimtarja e pushtetit në Korenë e Veriut, Kim Jong Un sjell vajzën në Kinë
Bota

Trashëgimtarja e pushtetit në Korenë e Veriut, Kim Jong Un sjell vajzën në Kinë

2 Shtator, 2025 5:16 pm
“Prioritet dialogu, jo lufta”, Erdogan takohet me Putinin në Kinë
Bota

“Prioritet dialogu, jo lufta”, Erdogan takohet me Putinin në Kinë

2 Shtator, 2025 4:26 pm
Para
Të jesh inteligjent ka edhe anë negative, mund të vuani nga probleme mendore

Të jesh inteligjent ka edhe anë negative, mund të vuani nga probleme mendore

Rama sulmon verbalisht prokurorinë: Fronti i çorbës së vjetër, surrogato, amatorë inatçinj

Çështja Tahiri/ Basha komenton deklaratën e ambasadorit: Eshtë pro hetimit

Lajm i fundit/ Prokuroria e Krimeve të Rënda kontrollon shtëpinë e Saimir Tahirit

Lajm i fundit/ Prokuroria e Krimeve të Rënda kontrollon shtëpinë e Saimir Tahirit
















TE FUNDIT

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
2 Shtator, 2025

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shtua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Atyre që shqetësohen për karriget u them…

Rama në Fier: Pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër
2 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike. Teksa publikon pamjet nga punimet...

Lexo më shumë

“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë

“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë
2 Shtator, 2025

Gjatë takimit në  Pekin, presidenti rus, Vladimit Putin i ka kërkuar kryeministrit sllovak, Robert Fico që të pezullojë furnizimet me...

Lexo më shumë

Zjarret në vend, qeveria shpërblen policët, zjarrfikësit dhe efektivët e FA

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
2 Shtator, 2025

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore të efektivëve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com