Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zlatan Ibrahimovic thumbon Pogba: Të blenë me paratë që shitën fanellat e mia

2016/08/13 at 4:45 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zlatan Ibrahimovic thumbon Pogba: Të blenë me paratë që shitën fanellat e mia

Zlatan Ibrahimovic ka “goditur” përmes një statusi në rrjetet sociale, duke dashur të evidentojë vlerën si futbollist në funksion të blerjes më të shtrenjtë në histori, që realizoi klubi i tij kësaj vere. Gjiganti suedez, që la PSG-në dhe iu bashkua Jose Mourinhos në “Old Trafford”, ia ka uruar mirëseardhjen Paul Pogba, për të cilin ka javë që flet përditë media botërore, ashtu sikurse po ndodh edhe në ishull, por indirect edhe e ka thumbuar francezin e talentuar. Për kampionin me disa skuadra, në Holandë, Itali, Spanjë dhe Francë, blerja për një shifër rekord e Pogba u realizua falë shitjes së fanellave të tij me “djajtë e kuq”. “Më në fund, bluzat e mia të kanë rikthyer prapa”, – shkruan Ibra në statusin e tij, të shoqëruar me një foto ku është përballë Pogba, që të dy me uniformën e Manchester United.

90 milionë euro fanella – Nëse këto shifra konfirmohen atëherë bëhet fjalë për një arritje historike në biznesin e futbollit. Sipas asaj që shkruan “The Sun”, Manchester United ka shitur aq shumë fanella të Zlatan Ibrahimovic gjatë një jave, sa ka arritur shumën totale 76 milionë paundë, rreth 90 milionë euro. Duke qenë se në dyqanet e Manchester United, fanella e re “Adidas” e Ibrahimovic kushton 105 euro, atëherë për të arritur shifrën e lartpërmendur do të thotë se janë shitur rreth 800 fanella me numrin 9, që klubi ia hoqi Anthony Martial për t’ia dhënë imazhit të ri të marketingut. Lëvizja ka qenë e gjetur, sepse në këtë mënyrë “djajtë” kanë nxjerrë miliona euro, të nevojshme për blerjen e Paul Pogba nga Juventus.

Kur suedezi zbarkoi te Manchester United, Rob Wilson, ekspert finance në universitetin e Sheffield, deklaroi për BBC: “Nuk do të ishte një habi që Ibra të shesë më shumë fanella se Ronaldo apo Messi. Kosto e mungesës në Champions shkon deri në 60 milionë euro, por kjo shumë mund të vijë nga Ibra. Zlatan ka një profil global dhe shumë vetë në Azi e Afrikë do të marrin fanellën e Manchester United me numër 9.” Pra, Ibra ka nxjerrë nga shitja e fanellës së tij pagën e majme (rreth 16 milionë euro në sezon) dhe deficitin nga mungesa e “djajve të kuq” në Champions. Me këto ritme, duket se Manchester United do të jetë ekipi që do të shesë më shumë fanella, sikurse ndodhi me Barcelonën në sezonin e kaluar. Klubi katalanas shiti 3.6 milionë bluza, 600 mijë më shumë se Manchester United.

Etiketa: IbraPogba

Ju sugjerojmë

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi

28 Dhjetor, 2025 9:35 pm
Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët
Aktualitet

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët

28 Dhjetor, 2025 8:18 pm
Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu
Aktualitet

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu

28 Dhjetor, 2025 8:05 pm
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit
Kryesore

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit

28 Dhjetor, 2025 7:24 pm
Provokimet ruse, Polonia investon mbi 2 miliardë euro në sistemin anti-dron
Bota

Provokimet ruse, Polonia investon mbi 2 miliardë euro në sistemin anti-dron

28 Dhjetor, 2025 5:52 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Elbasan/ Humb jetën një person, arrestohet drejtuesi i mjetit

28 Dhjetor, 2025 5:48 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Kryesore

Orët e fundit të zgjedhjeve në Kosovë, Kurti thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni

28 Dhjetor, 2025 5:42 pm
New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime
Bota

New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime

28 Dhjetor, 2025 4:52 pm
Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot
InstaBIZ

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

28 Dhjetor, 2025 3:49 pm
Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore
Bota

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore

28 Dhjetor, 2025 3:09 pm
Para
Video/ Avokatja e Spartak Ngjelës, filmon format e saj sexy në New York

Video/ Avokatja e Spartak Ngjelës, filmon format e saj sexy në New York

Zgjedhjet në Dibër, PS kundër Nishanit: Pse dekreti është i pavlefshëm

Mishmashi me Kushtetutën e re, Presidenti e thyen i pari atë

“Digitalspy”/ Dua Lipa, në 10 artistet premtuese në 2016-tën

(S)Dua Lipa

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi
28 Dhjetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Lëvizja...

Lexo më shumë

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët
28 Dhjetor, 2025

Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre...

Lexo më shumë

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu
28 Dhjetor, 2025

Qeveria shqiptare pritet të miratojë së shpejti një amnisti penale për Vitin e Ri. Këtë nismë e ka komunikuar Ministri...

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit
28 Dhjetor, 2025

Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e sotme. Po ashtu mësohet se ata...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com