Ka ndërruar jetë sot personi i 4-t në Spitalin Amerikan. Viktima është Dashamir Saraçi 47 vjeç. Eshtë pikërisht personi ndaj të cilit u krye sulmi me benzinë.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë në repartin e Hemodializës në spitalin Amerikan.
Lefter Canaj, 57 vjeçari nga Gjirokastra i` vuri zjarrin pacientit tjetër Dashamir Saraçi me benzinë.
Në sallën ndodhen 4 pacientë të ulur në shtrat ku trajtoheshin me hemodializën mes tyre dhe Lefter Canaj autori krimit si dhe infermieri i cili po ashtu ka mbetur i lënduar.
Dy zonjat që kanë gjetur vdekjen janë Anife Malaj dhe Sanie Sulaj zonjat që shihni në pamje teksa ishin duke u trajtuar me shërbimin e hemodializës. Flakët janë përhapur në vetëm pak sekonda kjo për shkak dhe të pajisjeve të ndodhura në pavion dhe dyshemesë plastike të sallës ku ndodheshin pacientët.