TIRANE- Policia jep të dhënat e para për zjarrin e rënë pasditen e sotme në zonën e njohur si tregu çam. Sipas policisë nuk ka njerëz të dëmtuar.
Në rrugën “Shyqyri Bërxolli”, në një banesë private një katëshe, e kthyer në dyqan lulesh, në pronësi të shtetasit L. N., ka rënë zjarr.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe zjarrfiksët.
Nga zjarri i rënë nuk ka të dëmtuar në njerëz por vetëm dëme materiale.
Zjarrëfikësit po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.