Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë sekuestruar si provë të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes së djeshme me dy viktima në repartin e Hemodializës pamjet filmike të një prej kamerave të sigurisë së spitalit, që ishte e instaluar pikërisht në vendin ku ndodhi konflikti mes dy pacientëve.
Në pamje duket qartësisht si ka nisur ngjarja, përleshja, tentativa e vrasjes me zjarr dhe ndërhyrja e infermierëve që arritën të shpëtojnë nga vdekja dy protagonistët. Sipas grupit hetimor që ka administruar provat në vendngjarje, zjarri në spitalin privat është një tentativë vrasjeje e paramenduar nga ana e pacientit Lefter Cani. Ai ishte paraqitur dje në mëngjes për të kryer dializën dhe ishte i informuar se aty ndodhej edhe pacienti tjetër, me të cilin ai kishte konflikt, Dashamir Saraçi. Për këtë arsye Cani kishte marrë me vete një bidon me lëndë djegëse, benzinë, që e kishte futur në një qese. Grupi hetimor ka verifikuar me detaje. /Etleva Delia Panorama.al