Një zjarr i fuqishëm ka rënë ditën e sotme në një lokal në qytetin e Gjirokastrës. Per pasojë i gjithë qyteti ka mbetur pa energji.
Zjarri ra në një lokal në lagjen “18 shtatori”. Nga raportimet e para shkak për zjarrin në lokal mendohet të ketë qenë një masë elektrike e bërë tek aparaturat. Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Deri tani raportohet të ketë dëme të konsiderueshme materiale por jo të lënduar.
*Foto ilustruese