Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Veleshnje në Berat. Mësohet se flakët kanë përfshirë një nga ullishtet e fshatit dhe si pasojë e erës, zjarri është përhapur me shpejtësi drejt zonës kodrinore,të mbushur me pemë ulliri.
Në zonën e zjarrit kanë shkuar menjëherë 2 grupe shërbimi të Shërbimeve Zjarrfikëse dhe në një kohë të shkurtër flakët janë vënë nën kontroll.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre e ferra dhe disa rrënjë ullinj. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve nuk pati dëme në njerëz dhe në banesat që ndodheshin shumë pranë vatrës së zjarrit.