Një masiv me pisha vazhdon të digjet në Orosh të Mirditës. Siç kemi raportuar edhe më herët, zjarri po përparon dhe nata mund të jetë edhe më e rrezikshme.
Një banor i zonës ka postuar në facebook fotot, ku shihet qartë madhësia e zjarrit.
Fotot janë bërë në njësinë e re Administrative vendore Orosh me qendër në qytetin Reps, pjesë e fshatit Kullaxhi.
Sipas tij, ka dyshime se zjarri mund të jetë i qëllimshëm nga banorë të zonës për të hapur toka.
Deri tani janë djegur 3 ha pyje. Nërhyrja e zjarrfikëseve është e pamundur për shkak të terrenit të thyer.
Aktualisht në zonë janë dislokuar disa forca ushtrie, ndërsa të tjera po u shkojnë në ndihmë. Për shkak të terrenit të vështirë është aktivizuar për shuarjen e zjarrit edhe një helikopter. /Opinion.al