Detaje të reja janë bërë të njohura lidhur me zjarrin që ka prekur tregun industrial të Durrësit. Është fjala për 10 dyqane që janë shkrumbuar nga flakët, ndërsa bëhet me dije se zjarri është ndezu nga disa endacakë për t’u ngrohur.
Zjarrfikësit kanë hasur në vështirësi për shuarjen e flakëve dhe kanë hapur murin rrethues për të ndërhyrë. Në tregun industrial të Durrësit, kryejnë aktivitet rreth 600 subjekte./Opinion.al