Një sherr mes dy pacientëve në spitalin “Amerikan”, shkaktoi dy viktima pasi në brendësi të pavionit të Hemo-Dializës, pacienti Lefter C., 57 vjeç, ka shkuar në dhomën e shtetasit D.Saraçi, 47 vjeç ka spërkatur me benzinë 47-vjeçarin, për t’i vënë flakën.
Në dhomë me 47-vjeçarin D.Saraçi, ka qenë edhe Sanie Sulaj, 55 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë.
Por edhe një paciente tjetër ka ndërruar jetë, si pasojë e asfiksisë pasi zjarri është përhapur në gjithë pavionin.
Grupi hetimor gjatë kqyrjes dhe kontrollit të vendit të ngjarjes kanë konstatuar poshtë një krevati trupin e pajetë të një pacienteje tjetër të identifikuar si shtetasja: Hani Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç.