Këto janë pamjet që vijnë nga Spitali Rajonal i Shkodrës, aty ku mëngjesin e sotëm, ra një zjarr në katin e katërt në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë.
Sikurse shfaqet në pamje zjarrfikësit kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.