Mbrëmjen e sotme u përfshi nga flakët pavioni i kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, ndërsa sipas policisë shkak dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike.
Për ngjarjen kanë folur për mediat, drejtori i spitalit të Shkodrës Senad Halluni dhe mjeku kirurg Gëzim Galiqi, të cilët kanë deklaruar se pacientët janë evakuuar në kohë dhe se situata është nën kontroll.
“Nuk ka të lënduar, pacientët janë evakuuar në kohë. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota”, tha ai mes të tjerash.