Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për zjarrin e rënë ditën e sotme në malin e Rrencit në Shëngjin.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai thotë se zjarri po merr përmasa dramatike dhe apelon për ndërhyrje urgjente.
“Zjarri në Malin e Rrencit e të Shëngjinit po merr përmasa dramatike. Flakët dhe tymi janë kudo rreth qytetit si rrezik real i çastit, por edhe pak më afatgjatë për shëndetin! Deri tani përpjekjet për ta shuar kanë qenë modeste. Duhet ndërhyrje urgjente jo vetëm nga pushteti lokal, por nga qeveria qendrore me çdo mjet, mundësisht me helikopter nga ajri”, shprehet Gjekmarkaj.