Katër persona janë plagosur, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë nga shpërthimi që ka ndodhur paraditen e sotme në një restorant në kompleksin “Fishta” në zonën turistike të Velipojës.
Administratori i qytetit, Altin Kaçi deklaroi në një lidhje telefonike për neës 24 se 3 të plagosur janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me helikopter drejt Tiranës. Një i plagosur tjetër është në spitalin e Shkodrës. Janë evakuuar gjithë personat që ndodheshin në godinën 4-katërshe ku në katin e parë janë lokalet dhe katet e tjera shërbejnë si shtëpi plazhi. Administratori Kaçi tha se dyshimet e para janë se ka shpërthyer një bombol gazi në bar-restorantin që njihet me emrin “ish-Kavaliero”. Si pasojë e flakëve të mëdha janë plagosur 4 persona, pronari dhe 3 personel. /Opinion.al