Flakët në qendrën tregtare në Lushnje vijon prej orës 14:40. Zjarrfikësja e Lushnjës ka mbërritur në vendin e ngjarjes sapo është njoftuar, nuk kishte autoshkallë dhe pas shumë përpjekjeve në ndihmë ka shkuar një vinç privat.
Ndërkohë që shtëllungat e tymit dal nga të dyja godinat, teksa zjarrfikësit përpiqen të vënë flakët nën kontroll.
Deri tani flitet për 20 persona në spital, të cilët sipas informacioneve, janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili po monitoron situatën në terren.