Zjarri i rënë fillimisht në katin e dytë, të tretë dhe të katërt në qendrën tregtare në Lushnje është përhapur edhe në banesat që ndodheshin në katet e mësipërme të pallatit 12 katësh.
Për shkak se forcat zjarrfikëse nuk kanë mundur që të vënë nën kontroll situatën, ka mbërritur një helikopter për të ndërhyrë.
Po ashtu, drejt Lushnjes është nisur dhe një grup zjarrfikësish nga Tiranë, për t’u ardhur në ndihmë kolegët e tyre.