Vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës, kanë dalë jashtë kontrollit.
Mësohet se në terren janë gati 100 punonjës të shërbimit zjarrfikës, ushtrisë, pyjor, zonave të mbrojtura dhe banorë të zonës që kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Pavarësisht ndihmës ka qenë e pamundur mbajtja nën kontroll e flakëve të zjarrit që tashmë janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe të parkut kombëtar.
Prej 4 ditësh nuk ka pasur ndërhyrje nga ajri dhe deri tani përllogaritet se janë djegur rreth 900 hektarë pyje dhe kullota.
Sakaq vatra zjarri janë shfaqur edhe në bashkitë e Lushnjës dhe të Selenicës, por falë ndërhyrjeve në kohë të reparteve zjarrfikëse kanë mundur të vihen nën kontroll, ndërsa situata po monitorohet për të parandaluar riaktivizimin e vatrave.