Një zjarr ka përfshirë një lokal orët e para të mëngjesit në fshatin Theth.
Në një informacion paraprak të raportuar nga Policia e Shkodrës mësohet se zjarri ka rënë në lokalin në pronësi të shtetasit P. Gj., ku për pasojë ka pasur dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Informacion paraprak i policisë
Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Theth, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit P. Gj. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëmë materiale. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.