Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar përplasjen e qytetarëve me policinën në KZAZ nëShkodër.
Gjatë një interviste televizive, Berisha është shprehur se skenari i zjarrit në Shkodër, në KZAZ-në e materialeve zgjedhore është model tipik stalinist.
“Qytetarët po mbrojnë rendin kushtetues. Në shkodër qytetarët po përballen me narkoshtetin. Zjarrvënës janë qeveritarët e mafias. Skenari i zjarrit është skenar tipik stalinist i nisur në Raishtag dhe i përcjellë në të gjitha etapat e tjera. Qytetarët po mbrojnë dekretin e Presidentit. Që është në kushtetueshmëri të plotë. Përveç mafias shtetërore askush nuk mund ta vërë në dikutim. Këta asgjësuan gjykatën kushtetuese. Presidenti është legjitim”,-tha Berisha.
Ditën e sotme dhjetëra qytetarë u përplasën më policinë, ndërsa shkatërruan materialet zgjedhore duke i djegur brenda ambienteve të shkollës “Shejnaze Juka”. Opinion.al E.Xh.