Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar lidhur me zjarrin në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit.
Berisha me tone ironizuese shprehet se tashmë pasi vodhi me sukses 28 mln euro, inceneratori është vënë në punë nga kryeministri Rama.
“Edi Rama vë në përdorim inceneratorin e Elbasanit! Bravo! Suksesi pasi vodhën 28 milionë euro!”, shkruan më tej Berisha.