Vatra e zjarrit e cila përfshiu dje Finiqin mund të kishte qënë shumë e rrezikshme. Mësohet se zjarri ka vijuar gjatë gjithë natës, derisa ka qenë nevoja e ndërhyrjes nga ajri. Kjo është konfirmuar edhe nga Kryetari i Bashkisë, Leonidha Kristo.
Ai u shpreh se ndërhyrja nga ajri ishte e domosdoshme për shkak të intensitetit të zjarrit. Kështu dy helikopterë nga Greqia kanë ndërhyrë në shuarjen e flakëve.