Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dhërmi. Zjarri është në kodër, ndërsa era e fortë në zonë po favorizon flakët të shkojnë drejt banesave të zonës së Gjilekës, ku janë rreth 30 banesa që rrezikohen.
Në vendngjarje janë zjarrfikësit e Himarës dhe banorët e fshatit Dhërmi të cilët me mjete rrethanore po ndihmojnë për izolimin e zjarrit.
Gjithashtu për normalizimin e situatës ka mbërritur edhe një helikopter për të bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.