Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zjarret/ Qeveria, paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara

2025/07/31 at 2:34 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zjarret/ Qeveria, paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara

Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit.


Janë përgatitur një plan masash për rritjen e gatishmërisë për muajin Gusht 2025 si dhe mobilizimin e strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend.

Plani i masave po prezantohen nga ministri i Mbrojtjes, ai i Brendshëm dhe ministrja e Bujqësisë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen Civile.

“Po vlerësojmë nevojën për ushqim në të gjithë vendin. Aktualisht është mundësia që furnizimi me bazën ushqimore të realizohet në kohë rekord. Që prej ditë së martë në Delvinë janë shpërndarë 20 tonë për bagëtitë. Kemi një kapacitet të ruajtur prej 100 tonë që jemi në dispozicion për ta shpërndarë edhe në zona të tjera të prekura”, tha ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e cila paralajmëroi edhe paketë mbështetëse për të “rivitalizuar këtë pjesë me të mbjella në rastin e dëmeve të evidentuara”.

Nga zjarret, më e prekur është qarku i Vlorës me 17 mijë e 500 hektarë të djegura, ndjekur nga Dibra, Tirana dhe më pas Berati. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri me dije se nga zjarret janë prekur 12 banesa, tre stane, një objekt kulti dhe një nënstacion energjie.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se shumica dërrmuese e zjarreve kanë qenë të qëllimshme.

Dy punonjës policie janë lënduar në një akt që Ministria e Brendshme e konsideron heroik.

“Njërin prej tyre do ta veçoja me emër, Agim Troci, shefi i komisariatit të Delvinës, që po merr mjekim në spital. Ndërhyrja në një banesë për fat shpëtoi banorë të bllokuar nga flakët”, tha ai.

Deri më sot vendi është përballur me 59 zjarre, me 961 zjarre të vogla, përfshirë zjarre në banesa, biznese apo sipërfaqe të kufizuara.

Përgjatë muajve qershor dhe korrik, policia ka identifikuar dhe proceduar 120 persona, për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia. Ndër ta janë arrestuar 21 autorë të këtyre veprave.

Hoxha apeloi prokuroritë e rretheve që vepra penale e zjarrvënies së qëllimshme të trajtohet me përgjegjësinë që jep ligji.

“Askush nuk duhet të mbetet pa mbajtur përgjegjësi kur rrezikon jetën, pronën dhe natyrën”, tha ai.

Ministrat u shprehën se në raste të shfaqjes së zjarreve duhet reagim i menjëhershëm për të parandaluar çdo situatë të mundshme. Korriku sipas tyre shënoi një rritje të dukshme në frekuencën e zjarreve dhe autoritetet presin një muaj të vështirë edhe në gusht.

Ndërkohë ministri Vengu vuri theksin edhe te forcimi i zinxhirit të reagimit të shpejtë të emergjencave civile.

Ai tha se do të ndërtohen katër qendra rajonale të emergjencave civile. Po ashtu parashikohet një rritje e kapaciteteve njerëzore të angazhuara në territor përmes ngritjes së rrjetit të vullnetarëve si dhe përfshirje e stërvitjeve dhe programeve për emergjencat civile në kurrikulat e arsimit të ulët dhe të mesëm.

Vengu tha se parashikohet edhe rritja e kapaciteteve përmes rinovimit të flotës dhe blerjes së dy avionëve zjarrfikës për përdorim të dyfishtë

Nga zjarret më e prekur është Vlora me 17 mijë e 500 hektarë sipërfaqe të djegur, ndjekur nga Dibra, Tirana dhe më pas Berati.

Ministri Pirro Vengu bëri me dije se nga zjarret janë prekur 12 banesa, tre stane, një objekt kulti dhe një nënstacion energjie.



Ju sugjerojmë

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump: Kam zgjidhur tetë luftëra, në Ukrainë do të jetë e nënta

3 Dhjetor, 2025 8:50 am
Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025

3 Dhjetor, 2025 8:42 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 3 dhjetor 2025

3 Dhjetor, 2025 8:38 am
SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
Bota

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

2 Dhjetor, 2025 10:34 pm
I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
Kryesore

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

2 Dhjetor, 2025 8:36 pm
“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
Bota

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

2 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
Kryesore

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

2 Dhjetor, 2025 7:50 pm
“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
Bota

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

2 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Para
Vrasja e 52 vjeçares në Pogradec, Gjykata lë në burg Ilirjan Selmanin

Vrasja e 52 vjeçares në Pogradec, Gjykata lë në burg Ilirjan Selmanin

Ngjarja në Pogradec/ Avokati i Selmanit: Nuk e ka pranuar krimin dhe bashkëjetesën

Ngjarja në Pogradec/ Avokati i Selmanit: Nuk e ka pranuar krimin dhe bashkëjetesën

Operacioni/ Mashtrime me Call Center, lëshohen 8 masa arresti. Dëmi..

Operacioni/ Mashtrime me Call Center, lëshohen 8 masa arresti. Dëmi..
















TE FUNDIT

Trump: Kam zgjidhur tetë luftëra, në Ukrainë do të jetë e nënta

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
3 Dhjetor, 2025

Donald Trump ka folur me gazetarët përpara një takimi të kabinetit në Uashington. Ai tha se lufta në Ukrainë është...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025
3 Dhjetor, 2025

Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë i përfshirë nga masa ajrore të paqëndrueshme. Pjesa më e madhe e...

Lexo më shumë

Horoskopi, 3 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
3 Dhjetor, 2025

DASHI Kjo është një periudhë shumë e favorshme, veçanërisht për ata që përpiqen të rikthehen në rrugën e duhur. Një...

Lexo më shumë

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
2 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të mbrohet, teksa administrata e Donald Trump-it...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com