Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zjarret përfshijnë Greqinë, evakuime pranë Athinës dhe në disa ishuj

2025/07/26 at 7:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarret përfshijnë Greqinë, evakuime pranë Athinës dhe në disa ishuj

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët pranë Athinës dhe në disa rajone të tjera të Greqisë këtë të shtunë, ndërsa vendi mesdhetar po përballet me valën e tretë të të nxehtit për këtë verë. Disa fshatra dhe zona të banuara janë evakuuar për shkak të rrezikut në rritje nga zjarret.

Në fshatin Drosopigi, rreth 25 kilometra në veri të Athinës, janë dëgjuar shpërthime teksa re të mëdha tymi kanë mbuluar zonën. Në këtë fshat ndodhen edhe fabrika me materiale të ndezshme. Dy helikopterë janë angazhuar për të hedhur ujë nga ajri, ndërsa 65 zjarrfikës me 26 automjete dhe dy avionë po përpiqen të vendosin nën kontroll flakët.

Sipas mediave vendase dy banesa janë përfshirë nga zjarri, ndërsa autoritetet u kanë kërkuar banorëve të fshatit Krioneri të zhvendosen drejt Athinës për siguri.

Temperaturat në Greqi pritet të arrijnë deri në 44 gradë Celsius këtë të shtunë, paralajmëroi shërbimi meteorologjik grek.

Në ishullin Evia, janë dislokuar 115 zjarrfikës me 24 automjete për të përballuar flakët, të mbështetur nga gjashtë avionë dhe shtatë helikopterë. Por erërat e forta po e vështirësojnë ndjeshëm operacionin. Banorëve të zonës Triada në Evia u është kërkuar të jenë gati për evakuim në rast emergjence.

Zjarri në Evia është një nga seritë e zjarreve që kanë shpërthyer gjatë këtij muaji për shkak të erërave të fuqishme dhe thatësirës ekstreme.

Edhe në ishullin Kythira, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e fshatrave Aroniadika, Pitsinades dhe Aryoi. Në rajonin e Messinisë, në perëndim të Athinës, është dhënë gjithashtu urdhër evakuimi për banorët e Kryonerit dhe Sellasit.

Të gjitha këto zona ishin të përfshira në listën e rajoneve të Greqisë në alarm të lartë për zjarre, për shkak të temperaturave rekord dhe erërave të forta të parashikuara për këtë fundjavë.

Ju sugjerojmë

Tërmeti në Filipine, humbin jetën mbi 70 persona
Sport

Tërmeti në Filipine, humbin jetën mbi 70 persona

2 Tetor, 2025 3:27 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, mbetet në burg Erion Veliaj

2 Tetor, 2025 2:47 pm
Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë
Sport

Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë

2 Tetor, 2025 2:43 pm
Vrasja e Edmir Bregut, Avdylajt dhanë urdhër, ndihmës edhe vëllai i deputetit të PS
Kronikë

Vrasja e Edmir Bregut, Avdylajt dhanë urdhër, ndihmës edhe vëllai i deputetit të PS

2 Tetor, 2025 2:27 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Rekursi, avokatët e Veliajt: Tani që nuk është më kryetar nuk i rrezikon provat

2 Tetor, 2025 2:20 pm
Tentohet të helmohet Bashar al-Assad në Rusi, përfundon në spital
Bota

Tentohet të helmohet Bashar al-Assad në Rusi, përfundon në spital

2 Tetor, 2025 1:43 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Plagosja e gjimnazistëve në Kamzë, reagon Policia

2 Tetor, 2025 1:05 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Aksident në rrugën Bilisht-Kapshticë, humb jetën një person

2 Tetor, 2025 12:17 pm
Dy të mitur u qëlluan me thikë, sherri mes nxënësve nisi në oborrin e shkollës
Kronikë

Dy të mitur u qëlluan me thikë, sherri mes nxënësve nisi në oborrin e shkollës

2 Tetor, 2025 12:15 pm
VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Para
26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

TE FUNDIT

Tërmeti në Filipine, humbin jetën mbi 70 persona

Tërmeti në Filipine, humbin jetën mbi 70 persona
2 Tetor, 2025

Pasgoditjet vazhdojnë të trazojnë qytetarët tashmë në panik, disa ditë pas një tërmeti të fortë me magnitudë 6.9 ballë që...

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, mbetet në burg Erion Veliaj

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
2 Tetor, 2025

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga avokatët mbrojtës të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku kërkohej lirimi...

Lexo më shumë

Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë

Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë
2 Tetor, 2025

Trajneri i kombëtares së Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për sfidat me Suedinë dhe Slloveninë në kualifikueset...

Lexo më shumë

Vrasja e Edmir Bregut, Avdylajt dhanë urdhër, ndihmës edhe vëllai i deputetit të PS

Vrasja e Edmir Bregut, Avdylajt dhanë urdhër, ndihmës edhe vëllai i deputetit të PS
2 Tetor, 2025

SPAK ka zbuluar grupin kriminal që vrau Edmir Bregun, në 2021, për motive hakmarrjeje. Hetimi i kryer në bashkëpunim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com