Kabineti qeveritar në Brazil ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme për të koordinuar masat që duhen ndërmarrë për të përballuar situatën e krijuar nga zjarret që kanë përfshirë më shumë se 30 qytete braziliane.
Të paktën 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve, teksa është ndërprerë qarkullimi në dhjetëra autostrada për shkak të flakëve. Kryeqyteti i Sao Paolos gjithashtu është rrethuar nga një re e madhe tymi.
Temperaturat e larta, lagështia e ulët dhe erërat e forta kanë ndikuar që flakët të përhapen me shpejtësi, teksa vendi po përballet me një mungesë reshjesh të theksuar.
Kohët e fundit Brazili është përballur me zjarre të mëdha në Pantanal dhe përmbytjet në shtetin e Rio Grande do Sul.
Autoritetet iu kanë bërë thirrje banorëve të jenë vigjilentë dhe të zbatojnë urdhrat e evakuimin kur ato do të jenë të nevojshme.