Një zjarr i fuqishëm ka rënë në fshatin Ungrej të Bashkisë së Vaut të Dejës. Deri më tani besohet se janë shkrumbuar rreth 200 hektarë pyje.
Zjarri vijon të mbetet aktiv prej orësh pasi si pasojë e terrenit të vështirë malorë forcat zjarrfikëse e kanë shumë të vështirë të ndërhyjnë. Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë përfshirë edhe rreth 30 forca të ushtrisë.
Policia nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare por ekzistojnë dyshimet që zjarri të jetë shkaktuar nga barinjtë për të hapur kullota të reja.