Një tjetër vatër zjarri raportohet në qytetin e Vlorës. Sipas raportimeve disa plantacione me ullinj janë përfshirë nga flakët në fshatin Risili.
Zjarri është fare pranë rrugë ku behët qarkullueshme për automjetet dhe bëhet e vështirë për të kaluar.
Po ashtu, një vatër zjarri është regjistruar dhe në Çeprat të Vlorës, pasditen e së martës. Flakët të favorizuara dhe nga era kanë djegur një sipërfaqe me ullinj.
Banorë të zonës thonë se zjarrvënia është e qëllimshme. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, por situata duket e vështirë.