Një vatër zjarri ka pasur në urgjencën e zjarr e re të QSUT, orët e para të mëngjesit.
Mësohet se bateritë e serverave kanë pasur probleme në katin -2, por gjithçka është vënë në kontroll.
Të sëmurët i kanë hequr për çështje sigurie dhe janë transportuar në Sanatoriumin në Sauk.
“Më datë 11.02.2024, rreth orës 05:30, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se si pasojë e një shkëndije, ka rënë zjarr në katin -1, te urgjenca e re. Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e stafit mjekësor dhe pacientëve. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia./Opinion.al