Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në tokat bujqësore në Lazarat.
Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse. Zjarri po djeg barëra të thata ndërkohë që po vihet nën kontroll.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e zjarrvënësit i cili dyshohet se mund të jetë pronari i tokës bujqësore.