Një nga stendat tek Panairi i Policisë në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë është përfshirë nga flakët, por menjëherë ka ndërhyrë zjarrfikësja.
Sipas raportimeve, mori flakë kashta që ndodhet në stendën e Paint Ball, raporton Syri.net
Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme të mëdha materiale.
Sot është dita e fundit e Panairit të Policisë që prej disa ditësh ndodhet në bulevard mes Presidencës dhe Pallatit të Kongreseve.