Një banesë është përfshirë nga flakët në Tiranë, ku si pasojë një person ka humbur jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, në katin e 5–të, të një pallati.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi R. D., 57 vjeç.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.11.2023, rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. D., 57 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al