Një banesë në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakët dhe si pasojë ka ndërruar jetë një 92-vjeçar.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”, ku dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, ka rënë zjarr në banesën e të moshuarit, H. A., i cili ka humbur jetën.
“Rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A., 92 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën”-njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Opinion.al