Zjarri në malet e Oroshit vijon të jetë aktiv. Në një lidhje telefonike për ‘News24’, Prefekti i Qarkut Lezhë deklaroi se situata në Orosh është alarmante, ndërsa sipas tij deri më tani janë përpirë nga flakët mbi 100 ha sipërfaqe.
Nga ana tjetër ai pohoi se forcat zjarrfikëse dhe ushtria janë ne vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Ndërsa situata favorizohet shumë dhe nga era e fortë, e cila shton rrezikun për përhapjen e flakëve. “E rëndësishme është që mos të rrezikohen banesa. Të gjithë janë në gatishmëri.”, tha Nderca.