Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në vendin tonë. Mësohet se zjarri lokalizuar në fshatin Frashtan të bashkisë Dropull.
Banesat nuk rrezikohen pasi flakët janë vënë nën kontroll nga autoritetet me ndihmën e një helikopteri nga ajri.
Deri më tani ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë apo jo i qëllimshëm. Ministria e Mbrojtjes u ka bërë vazhdimisht thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pasi një shkëndijë mund të shkaktojë dëme të mëdha. Ndërkohë, ka bërë apel që çdo qytetar të njoftojë autoritetet në rast se konstaton vatra zjarri në zona të ndryshme.