Tre banesa janë djegur në fshatin Livinë të bashkisë Finiq nga një vatër zjarri që u përhap me shpejtësi në këtë zonë.
Policia bën me dije se ka identifikuar autorin 36-vjeçar Mario Buzuka, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pasi flakët i kanë dalë jashtë kontrollit.
Flakët janë vënë nën kontroll nga shërbimet policore, zjarrfikësit, emergjencat civile dhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili ende po vijojnë intensivisht punën për shuarjen totalisht të zjarrit./ Opinion.al