Dy biznese private janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia bën me dije se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 04:50, në ambientet e një fabrike në rrugën “Konferenca e Pezës” në Tiranë, ku ka vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies të zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një tjetër zjarr ka rënë pak më herët rreth orës 03:50 në një lokal në Shëngjin. Policia njofton se zjarri ka rënë në lokalin në pronësi të shtetasit E.B.,35 vjeç, banues në fshatin Manati.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një masë elektrike tek pajisjet frigoriferike.