Një zjarr i përmasave të mëdha, ka përfshirë mesditën e sotme, kodrat e Peshtanit në Fier.
Flaket janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të dendur në pyllin me pisha dhe ullishte.
Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar tre automjete zjarrfikëse të cilat po punojnë me efektiv të plotë për të bëre të mundur neutralizimin e flakëve.
Zjarri i sotëm është riaktivizuar pasi ditën e djeshme po në të njëjtin vend ka rënë një vatër zjarri e cila është fikur pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse.
Zjarri i sotëm ndodhet pranë kodrave të Likovunit, aty ku janë vendosur antenat televizive dhe të telefonisë celulare. Ndërhyrja me mjete është e vështirë për shkak të terrenit të thyer kodrinor, ndërsa era e fortë e vështirëson edhe më shumë shuarjen e flakëve.