Në terminalin qendror të metrosë në New York ka pasur një shpërthim zjarri. Shpërthimi ndodhi saktësisht në seksionin e Manhattan. Ekipet emergjente kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Më shumë se 150 zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, të cilët thanë se nga zjarri u përshinë edhe makina private.
Megjithatë, njëri prej zjarrfikësve pësoi dëmtim të vogël, mirëpo asnjë civil deri tani nuk është raportuar se është lënduar.